Tregime

Njerëz frymëzues, krijojnë histori frymëzuese!

Rruga deri te identifikimi i organizatave, krijimit të partneriteteve si segmenti më i rëndësishëm i mbështetjes ndërsektoriale dhe investimeve të drejtpërdrejta financiare dhe atyre pro-bono të këtyre iniciativave nga sektori i biznesit është një sfidë serioze. Arritjet që kemi bërë deri më tani brenda platformës janë shtytës për të vazhduar me angazhiim edhe më të madh.

Deri tani janë bërë hapa inkurajues përpara:

  • Connect, me komision të përzier, dekoroi edhe 22 kompani dhe individë nga kompani si liderë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) me 8 çmime dhe 14 mirënjohje – video nga ceremonia e ndarjes së Çmimeve për liderët e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2021 https://www.youtube.com/watch?v=oWSt7c_tdTM;
  • I vlerësuam kushtet dhe nevojat e 35 qeverisjeve vendore nga 8 rajone planore që Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të zbatohen në nivel lokal; 
  • Me punëtori në përbërje të përzier në 4 komuna, punuam në lokalizimin e Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm dhe përcaktuam se cilat objektiva janë më të rëndësishmet për të gjithë qytetarët;
  • Formuam një grup laraman sikurse shoqëria jonë. 80 përfaqësues të institucioneve, organizatave qytetare, bizneseve, mediave, qytetarëve dhe të rinj të cilët përcaktuan se në cilat objektiva për zhvillim të qëndrueshëm mund të punojmë së bashku. Më pas identifikuam organizata të shoqërisë civile të gatshme për të punuar së bashku me bizneset, institucionet dhe sektorët e tjerë. Së bashku dhamë ideja për hartim dhe zbatuam 4 projekte partneriteti ndërsektorial të dedikuar 6 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm që mundësuan:
    • Mbi 200 të rinjve, 32% e të cilëve janë nga familje me të ardhura të ulëta, të rrisin mundësitë e tyre për punësim, të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe për të fituar vetëbesim dhe motivim;
    • 100 bashkëqytetarë të përballur me varfërinë, nga të cilët 72 fëmijë të rrugës morën ndihmë dhe mbështetje për të fituar të drejtat elementare dhe arsimim;
    • 100 gra nga zonat rurale, tregjet e të cilave u mbyllën gjatë pandemisë filluan të shesin online;
    • 32 biznese patën mundësinë të përfshihen drejtpërdrejt në nisma të dobishme, të bashkëpunojnë me organizatat e shoqërisë civile dhe së bashku të ndërtojnë ndryshime për të mirë.

Edhe pse jemi në fillim, përfshirja e vazhdueshme e gjithnjë e më shumë aktorëve dhe forcimi i bashkëpunimit ndërsektorial na japin besimin se jemi në rrugën mbarë.

Njihuni me historitë frymëzuese që janë rezultat i iniciativave, përfshirjes së suksesshme të aktorëve të ndryshëm dhe bashkëpunimit ndërsektorial, si dhe rolin transformues që ata e luajnë në jetën e bashkëqytetarëve tanë të cilët kanë nevojë për mbështetje. Më e rëndësishmja, historitë e njerëzve, dëshmitë e të cilëve janë konfirmimi më i fortë i progresit dhe ndryshimeve që sjell realizimi i synimeve për zhvillim të qëndrueshëm, nën moton:“Të mos lëmë askënd pas”.