Arsim cilësor
Le të mundësojmë arsim të përballueshëm dhe cilësor për fëmijët dhe të rriturit!
Mundësia për arsimi sot është në dispozicion më shumë se kurrë – 91% e fëmijëve në vitin 2015, madje edhe në vendet në zhvillim, regjistrohen në shkollën fillore.
Qasja në arsim cilësor ndikon fuqishëm në cilësinë e jetës së çdo individi dhe çon në tejkalimin e pabarazive.
Objektivi është sigurrimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm falas, si dhe mundësi më të mëdha për akses në arsimin universitar, duke e ngritur nivelin e përfshirjes, veçanërisht për kategoritë më të cenueshme në sistemin arsimor.
4.1.
Deri në vitin 2030, të sigurohet që të gjitha vajzat dhe djemtë të kenë fituar arsim fillor dhe të mesëm falas, të barabartë dhe cilësor, që më tej do të mundësojë të arrihen rezultate përkatëse dhe efektive.
4.2.
Deri në vitin 2030, të sigurohet që të gjitha vajzat dhe djemtë të kenë akses në zhvillimin cilësor të fëmijërisë së hershme, përkujdesje dhe edukim parashkollor, si përgatitje për arsimin fillor.
4.3.
Deri në vitin 2030, të sigurohet akses i barabartë për të gjitha gratë dhe burrat në arsimin teknik, profesional dhe terciar të përballueshëm dhe cilësor, përfshirë arsimin e lartë.
4.4.
Deri në vitin 2030, të rritet ndjeshëm numri i të rinjve dhe të rriturve që i kanë aftësitë e përkatëse, duke përfshirë aftësitë teknike dhe profesionale, me qëllim punësimin, gjetjen e vendeve të dinjitetshme të punës dhe sipërmarrësi.
4.5.
Deri në vitin 2030, të eliminohen pabarazitë gjinore në arsim dhe sigurohet akses i barabartë në të gjitha nivelet e arsimit dhe trajnimit profesional për qytetarët e cenueshëm, duke përfshirë personat me nevoja të veçanta, popujt autoktonë dhe fëmijët në gjendje të cenueshëm.
4.6.
Deri në vitin 2030, të sigurohet se të gjithë të rinjtë dhe një numër i konsiderueshëm i të rriturve, burra dhe gra, të kenë arritur njohuri gjuhësore dhe numerike.
4.7.
Deri në vitin 2030, të sigurohet që të gjithë nxënësit të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, ndër të tjera, nëpërmjet edukimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe stileve të qëndrueshme të jetesës, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, promovimit të kulturës së paqes e jo dhunës, qytetarisë globale dhe të kuptuarit e diversitetit kulturor dhe kontributit të kulturës në zhvillimin e qëndrueshëm.
4.А.
Të ndërtohen dhe të përmirësohen objektet shkollore që do të përshtaten me kërkesat e fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar dhe do të marrin parasysh dallimet gjinore, duke ofruar një mjedis mësimi të sigurt, jo të dhunshëm, inkluziv (gjithëpërfshirës) dhe efektiv për të gjithë.
4.B.
Deri në vitin 2020, globalisht të rritet ndjeshëm numri i bursave për vendet në zhvillim, veçanërisht vendet më së paku të zhvilluara, vendet ishullore të vogla në zhvillim dhe vendet nga Afrika, për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë trajnimin profesional dhe teknik për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, trajnime teknike, programe inxhinierike dhe shkencore në vendet e zhvilluara dhe në vende të tjera në zhvillim.
4.C.
Deri në vitin 2030, të rritet ndjeshëm oferta e mësimdhënësve të kualifikuar, duke përfshirë edhe nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar për trajnimin e mësimdhënësve në vendet në zhvillim, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara dhe në vendet e vogla ishullore në zhvillim.

