Industria, inovacioni dhe infrastruktura
Le të nxisim inovacionet, për industrializim të qëndrueshëm!
Progresi vjen me dituritë e reja dhe lëvizjen e lirë të ideve, njerëzve dhe të mirave materiale, duke çuar në inovacione dhe më tutje, në zhvillim të qëndrueshëm.
Aplikimi i njohurive të reja, digjitalizimi në përdorimin e teknologjive miqësore me mjedisin, mbështetja e sipërmarrësisë inovative janë vetëm disa nga hapat që do të na çojnë deri te objektivi.
9.1.
Të ndërtohet infrastrukturë cilësore, e sigurt, e qëndrueshme dhe elastike, duke përfshirë infrastrukturën rajonale dhe ndërkufitare për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien njerëzore, me fokus në infrastrukturën që do të jetë në dispozicion me akses të barabartë për të gjithë.
9.2.
Të promovohet industrializimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm dhe deri në vitin 2030 të rritet ndjeshëm punësimi në sektorin industrial dhe pjesëmarrjen e tij në produktin e përgjithshëm bruto të brendshëm në përputhje me kushtet kombëtare dhe të dyfishohet pjesëmarrja e tij në vendet më së paku të zhvilluara.
9.3.
Të rritet aksesi i ndërmarrjeve të vogla industriale dhe të tjera veçanërisht në vendet në zhvillim në shërbimet financiare, duke përfshirë kreditë e favorshme dhe integrimin e tyre në zinxhirin e vlerave dhe në tregje.
9.4.
Deri në vitin 2030, të përmirësohet infrastruktura dhe modernizohen industritë për t'u bërë të qëndrueshme nëpërmjet rritjes së efikasitetit në përdorimin e resurseve dhe adoptimit më të madh të teknologjive të pastra mjedisore dhe proceseve industriale dhe që të gjitha vendet të marrin masa sipas aftësive të tyre.
9.5.
Të përmirësohen hulumtimet shkencore, të përmirësohen mundësitë teknologjike në sektorët industrialë në të gjitha vendet, veçanërisht në vendet në zhvillim, si dhe deri në vitin 2030 të nxitet inovacioni dhe ndjeshëm të rritet numri i njerëzve të cilët punojnë në hulumtime dhe zhvillim në çdo 1 milion njerëz, si dhe për të rritur fondet e destinuara për hulumtime dhe zhvillim nga fondet publike dhe private.
9.А.
Të mundësohet zhvillimi i infrastrukturës së qëndrueshme dhe elastike në vendet në zhvillim nëpërmjet rritjes së mbështetjes financiare, teknologjike dhe teknike, për vendet afrikane, vendet më së paku të zhvilluara, vendet në zhvillim pa dalje në det dhe vendet e vogla ishullore në zhvillim
9.B.
Të mbështetet zhvillimi i teknologjisë vendase, hulumtimi dhe inovacionet në vendet në zhvillim, si dhe të sigurohet mjedis i cili, ndër të tjera, e inkurajon diversitetin në sektorët industrialë dhe vlerën e shtuar të mallrave.
9.C.
Deri në vitin 2020, të rritet ndjeshëm aksesi në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe të bëhen përpjekje për siguruar akses universal në internet në vendet më së paku të zhvilluara.

