Zhvillim i qëndrueshëm për të gjithë

Ecim së bashku, “nuk e harrojmë askënd”!
E gjithë bota po bashkohet, që të gjithë së bashku – ne, qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, pushteti vendor, kompanitë dhe komuniteti i biznesit – për të krijuar një të ardhme me paqe dhe prosperitet për të gjithë.
Platforma “Jemi në rrugë të mbarë!” Zhvillimi i qëndrueshëm për të gjithë” vendosëm objektiva dhe një plan me të cilin i lëvizim gjërat dhe bëjmë një hap përpara drejt përmbushjes së objektivave, duke e vënë theksin në zhvillimin e partneritetit ndërsektorial me të cilin komuniteti arrin objektiva dhe bën hapa specifikë nga Agjenda 2030 duke i përdorur resurset e. I përfshijmë aktorët më të rëndësishëm dhe nëpërmjet dialogut të hapur social, rrjetëzimit me institucionet e sektorit publik dhe atij privat, si dhe komunitetin e biznesit, së bashku e hapim rrugën për ndryshime.
Dhe më e rëndësishmja – Leave No One Behind – “Të mos lëmë askënd pas”, një nga parimet më të rëndësishme në të gjithë procesin. Ky parim nxjerr në pah rëndësinë që askush, absolutisht askush nuk duhet të harrohet apo të anashkalohet. Mesazh i fortë që na kujton se në rrugën drejt arritjes së objektivave, nuk duhet të harrojmë më të pambrojturit, ata që, për shkak të pengesave në aksesin në shërbime, resurse dhe mundësi të barabarta, janë gjithmonë “të padukshëm” dhe anashkalohen dhe lihen jashtë ndërtimit të politikave, iniciativave dhe aktiviteteve.

