Partneritetet për të arritur objektivat
Le të krijojmë partneritete për të arritur objektivat!
Gjëja më e rëndësishme është krijojmë lidhje, të komunikojmë dhe të shkëmbjemë njohuritë, inovacionet dhe informacionet e rëndësishme, për të siguruar përparim të vazhdueshëm për të gjithë, pa dëmtuar askënd.
Sepse vetëm së bashku, me përkushtim të fortë, me partneritete të forta lokale dhe mëtej edhe ato globale, mund të besojmë në realizimin e sigurt të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.
17.1.
Të forcohet mobilizimi i resurseve të brendshme, ndër të tjera, edhe nëpërmjet mbështetjes ndërkombëtare për vendet në zhvillim me qëllim që të përmirësohen kapacitetet vendore për arkëtimin e taksave dhe të ardhurave të tjera.
17.2.
Vendet e zhvilluara të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre zyrtare për asistencën për zhvillim, duke përfshirë edhe detyrimin e vendeve më të zhvilluara për të arritur objektivin e ndarjes së 0,7 për qind të të ardhurave të tyre të brendshme bruto (PBB) si ndihmë zyrtare zhvillimore për vendet në zhvillim dhe 0,15-0,20 për qind të PBB për vendet më pak të zhvilluara; vendet që japin ndihmë zyrtare për zhvillim inkurajohen të marrin në konsideratë vendosjen e një objektivi prej të paktën 0,20 përqind të ndihmës zyrtare për zhvillim që do të ndahje për vendet më së paku të zhvilluara.
17.3.
Të mobilizohen resurse financiare shtesë nga disa resurse për vendet në zhvillim.
17.4.
T’iu ndihmohet vendeve në zhvillim të arrijnë qëndrueshmëri të borxhit afatgjatë nëpërmjet politikave të koordinuara që synojnë inkurajimin e financimit, lehtësimin e borxhit dhe ristrukturimin e borxhit dhe nëse është e nevojshme zgjidhjen e borxhit të jashtëm të vendeve të varfra me shumë borxhe.
17.5.
Të miratohen dhe zbatohen regjime për promovimin e investimeve në vendet më pak të zhvilluara.
Teknologjia
17.6.
Të përmirësohet bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar Veri-Jug, Jug-Jug dhe bashkëpunimi trekëndësh për të përmirësuar aksesin në shkencë, teknologji dhe inovacione, si dhe të përmirësohet ndarja e njohurive sipas kushteve të dakorduara reciprokisht, edhe nëpërmjet përmirësimit të koordinimit midis mekanizmave ekzistues, veçanërisht në nivel të Kombeve të Bashkuara dhe nëpërmjet Mekanizmit për Lehtësimin e Teknologjisë Globale.
17.7.
Të avancohet zhvillimi, transferimi, shpërndarja dhe përhapja e teknologjive të përshtatshme mjedisore në vendet në zhvillim me kushte të favorshme, edhe nëpërmjet kushteve koncesionare dhe preferenciale të dakorduara reciprokisht.
17.8.
Deri në vitin 2017, të funksionalizohet plotësisht banka e teknologjive dhe mekanizmave për ngritje të kapaciteteve shkencore, teknologjike dhe inovative në vendet më së paku të zhvilluara dhe të rritet përdorimi i teknologjisë mundësuese, veçanërisht teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Ndërtimi i kapaciteteve
17.9.
Të përmirësohet mbështetja ndërkombëtare për zbatimin e ndërtimit efektiv dhe të dedikuar të kapaciteteve në vendet në zhvillim për të mbështetur planet kombëtare për zbatimin e të gjitha Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke përfshirë bashkëpunimin Veri-Jug, Jug-Jug dhe bashkëpunim trekëndor.
Tregtia
17.10.
Të promovohet sistem tregtar universal, që bazohet në rregulla, sistem të drejtë shumëpalësh tregtar të hapur, jo-diskriminues në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë, ndër të tjera edhe nëpërmjet përfundimit të negociatave të Agjendës së Zhvillimit nga Doha.
17.11.
Të rriten ndjeshëm eksportet e vendeve në zhvillim, veçanërisht me synimin që deri në vitin 2020 të dyfishohet pjesëmarrja e uar peshën e vendeve më së paku të zhvilluara në totalin e eksporteve globale.
17.12.
Të zbatohet me kohë aksesi në treg pa dogana dhe pa kuota mbi baza afatgjata për të gjitha vendet më së paku të zhvilluara në përputhje me vendimet e Organizatës Botërore të Tregtisë, duke i përfshirë rregullat preferenciale për importet me origjinë nga vendet më së pak të zhvilluara që do të jenë transparente, të thjeshta dhe do të kontribuojnë për akses më të lehtë në treg.
Çështjet sistemore
Politikat dhe koherenca institucionale
17.13.
Të përmirësohet stabiliteti makroekonomik global, edhe nëpërmjet koordinimit dhe koherencës së politikave.
17.14.
Të përmirësohet koherenca e politikave për zhvillim të qëndrueshëm.
17.15.
Të respektohet hapësira politike dhe lidershipi në secilin prej vendeve për të krijuar dhe zbatuar politika për çrrënjosjen e varfërisë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Partneritet i disa aktorëve shoqërorë
17.16.
Të forcohet Partneriteti Global për Zhvillim të Qëndrueshëm i plotësuar nga partneritete me shumë palë që mobilizojnë dhe ndajnë njohuri, ekspertizë, teknologji dhe resurse financiare për të mbështetur dhe arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në të gjitha vendet, veçanërisht në vendet në zhvillim.
17.17.
Të inkurajohen dhe promovohen partneritete efikase publike, publike - private dhe me sektorin civil të bazuar në përvojat dhe strategjitë e partneriteteve për sigurimin e resurseve.
Të dhëna, monitorim dhe llogaridhënie
17.18.
Deri në vitin 2020, të rritet mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve në vendet në zhvillim, duke përfshirë vendet më së paku të zhvilluara dhe vendet ishullore të vogla në zhvillim, për të rritur ndjeshëm dispozicionin të dhënave me cilësi të lartë, në kohë dhe të sigurta të ndara sipas të ardhurave, gjinisë, moshës, racës, përkatësisë etnike, statusin e migracionit, aftësinë e kufizuar, vendndodhjen gjeografike dhe karakteristika të tjera që janë të rëndësishme në një kontekst kombëtar.
17.19.
Deri në vitin 2030, të mbindërtohen nismat ekzistuese për të zhvilluar masa për progresin e zhvillimit të qëndrueshëm që e plotësojnë produktin e brendshëm bruto, si dhe të mbështetet ndërtimi i kapaciteteve për mirëmbajtje të statistikave në vendet në zhvillim.

