Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
Le t'i bëjmë qytetet dhe vendbanimet të sigurta dhe të qëndrueshme!
Shumica e botës jeton në qytete, migrimi është i vazhdueshëm, por a janë ato qytete mjedise ekonomikisht të qëndrueshme apo të përgjegjshme në aspektin ekologjik?
Ky objektiv nënkupton hapa që çojnë në zhvillim të qëndrueshëm me mbrojtjen e mjedisit jetësor, planifikimin urban me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendime, përmirësimin e transportit publik dhe zbatimin e masave efikase energjetike dhe ekologjike, si dhe objektiva të tjera që do t’i bëjnë qytetet dhe vendbanimet vende të sigurta dhe rezistente për të jetuar.
11.1.
Deri në vitin 2030, të sigurohet akses për të gjithë në strehim adekuat, të sigurt dhe të përballueshëm dhe shërbime bazë dhe përmirësimin e lagjeve të varfëra.
11.2.
Deri në vitin 2030, të sigurohet akses në sistemet e transportit të sigurt, të përballueshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë, të përmirësohet siguria rrugore veçanërisht nëpërmjet zgjerimit të transportit publik, me vëmendje të veçantë ndaj nevojave të personave të cenueshëm, grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve.
11.3.
Deri në vitin 2030, të përmirësohet urbanizimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm dhe kapaciteti për planifikim dhe menaxhim pjesëmarrës, të integruar dhe të qëndrueshëm të vendbanimeve në të gjitha shtetet.
11.4.
Të forcohen përpjekjet për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore.
11.5.
Deri në vitin 2030, të reduktohet ndjeshëm numri i vdekjeve dhe numri i njerëzve në rrezik dhe reduktohen ndjeshëm humbjet e drejtpërdrejta ekonomike për sa i përket produktit të brendshëm bruto global të shkaktuar nga fatkeqësitë, përfshirë edhe fatkeqësitë e lidhura me ujin, me fokus në mbrojtjen e të varfërve dhe njerëzve në situata të cenueshme.
11.6.
Deri në vitin 2030, të reduktohet ndikimi negativ mbi mjedisin jetësor për frymë nga qytetet, ndër të tjera, duke i kushtuar vëmendje të veçantë cilësisë së ajrit dhe menaxhimit të mbetjeve komunale dhe llojeve të tjera të mbetjeve.
11.7.
Deri në vitin 2030, të sigurohet akses universal në hapësirat e blerta dhe publike të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
11.А.
Të mbështeten lidhjet pozitive ekonomike, sociale dhe ekologjike ndërmjet mjediseve urbane, periferike dhe rurale duke e forcuar planifikimin e zhvillimit kombëtar dhe rajonal.
11.Б.
Deri në vitin 2020, të rritet ndjeshëm numri i qyteteve dhe vendbanimeve që do të miratojnë dhe zbatojnë politika dhe plane të integruara që synojnë gjithpërfshirjen, efikasitetin e resurseve, zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, elasticitetin ndaj fatkeqësive, si dhe të zhvillohet e zbatohet menaxhimi holistik me rrezikun nga fatkeqësitë në të gjitha nivelet, në përputhje me Kornizën Sendai (2015-2030) për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.
11.В.
Të sigurohet mbështetje për vendet më pak të zhvilluara nëpërmjet asistencës financiare dhe teknike për ndërtimin e ndërtesave të qëndrueshme dhe të adaptueshme nga materiale vendore.

