1

Nuk ka varfëri

Le të zhdukim varfërinë në çdo formë!

A do të lejojmë që potenciali njerëzor të bjerë në grackën e varfërisë varet vetëm nga ne, nga veprimet që do t’i ndërmarrim sot.

Çfarë mund të bëjmë? Për të siguruar ushqim dhe ujë të pastër për të gjithë, për të zhdukur sëmundjet që e shkatërrojnë popullsinë e botës. Kemi dituri, resurse dhe jemi në rrugë të mbarë për t’i dhënë fund varfërisë, për të siguruar shans të barabartë për të gjithë, shans për një jetë cilësore, të përmbushur!

1.1.

Deri në vitin 2030, të zhduket varfërinë ekstreme për të gjithë njerëzit kudo në botë, me të cilën sipas treguesve aktualë janë prekur të gjithë ata që jetojnë me më pak se 1,25 dollarë në ditë.

1.2.

Deri në vitin 2030, të pakësohet me gjysmën e numrit të burrave, grave dhe fëmijëve të të gjitha moshave që jetojnë në varfëri, në të gjitha format e saj sipas përkufizimeve kombëtare.

1.3.

Të zbatohen sistemet dhe masa përkatëse kombëtare për mbrojtje sociale për të gjithë, veçanërisht për më të rrezikuarit, kurse deri në vitin 2030 të arrihet përfshirje e konsiderueshme e personave të varfërve dhe të cenueshëm.

1.4.

Deri në vitin 2030, të sigurohet që të gjithë burrat dhe gratë, veçanërisht të varfrit dhe personat e cenueshëm, të kenë të drejta të barabarta për resurset ekonomike, si dhe akses në shërbimet themelore, menaxhimin dhe kontrollin mbi tokën dhe format e tjera të pronësisë, trashëgiminë, resurset natyrore, teknologjinë e re të përshtatshme. dhe shërbimet financiare, si dhe mikrofinancat.

1.5.

Deri në vitin 2030, të ndërtohet sistem që do të ofrojë qëndrueshmëri më të madha për të varfrit dhe personat e cenueshëm dhe do të reduktojë ekspozimin dhe cenueshmërinë e tyre ndaj ngjarjeve ekstreme të shkaktuara nga ngjarje ekstreme klimatike dhe goditje të tjera ekonomike, sociale dhe mjedisore dhe fatkeqësi natyrore.

1.А.

Të sigurojë mobilizim të konsiderueshëm të resurseve prej burimeve të ndryshme, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit zhvillimor me qëllim sigurimin e fondeve adekuate dhe të parashikueshme për vendet në zhvillim, veçanërisht për vendet më pak të zhvilluara, për zbatimin e programeve dhe politikave që do t'i japin fund varfërisë në të gjitha format e saj.

1.B.

Të krijohet kuadër politik i pranueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar në dobi të të varfërve dhe në bazë të strategjisë zhvillimore me ndjeshmëri gjinore, për të inkurajuar investime të përshpejtuara të destinuara për aktivitete që lidhen me zhdukjen e varfërisë.