7

Energji në dispozicion dhe e pastër

Le të përdorim energji që është në dispozicion nga resurse të rinovueshme!

Përmirësimi i pasqyrës energjetike në botë mund të arrihet me furnizim të lirë dhe të aksesueshëm të energjisë, veçanërisht me atë që prodhohet nga burime të rinovueshme të energjisë – uji, dielli, era, ujërat termale, biogazi dhe biomasa.

Angazhimet për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë kanë të bëjnë edhe me përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke krijuar kështu vende të reja pune, reduktohen ndotja e mjedisit jetësor dhe ngrohja globale, rregullohet dhe stabilizohet çmimi i energjisë elektrike.

7.1.

Deri në vitin 2030, të sigurohet akses universal në shërbime energjetike të përballueshme, të besueshme dhe moderne.

7.2.

Deri në vitin 2030, duhet të rritet ndjeshëm pjesa e burimeve të rinovueshme të energjisë në ofertën e përgjithshme globale të energjisë.

7.3.

Deri në vitin 2030 të dyfishohet shkalla globale të përmirësimit të efikasitetit energjetik.

7.A.

Deri në vitin 2030, të përmirësohet bashkëpunimi ndërkombëtar për të lehtësuar aksesin në hulumtime dhe teknologjitë për energji të pastër, duke përfshirë burimet e rinovueshme të energjisë, efikasitetin energjetik dhe teknologjitë e avancuara dhe më të pastra të karburanteve fosile, si dhe promovimin e investimeve në infrastrukturën energjetike dhe teknologjitë për energji të pastër.

7.B.

Deri në vitin 2030, të zgjerohet infrastruktura dhe të përmirësohet teknologjia për të furnizim me shërbime moderne dhe të qëndrueshme energjetike për të gjithë në vendet në zhvillim, veçanërisht vendet më së paku të zhvilluara, vendet ishuj të vegjël në zhvillim, vendet në zhvillim pa dalje në det, në përputhje me programet përkatëse për mbështetje.