3

Shëndeti dhe mirëqenia e mirë

Të sigurojmë jetë të shëndetshme, me shëndet të mirë për të gjitha moshat!

Shëndeti është gjithmonë në vend të parë. Prandaj, për këtë objektiv janë përshkruar çrrënjosja e sëmundjeve infektive, sigurimi i kujdesit të barabartë shëndetësor, dispozicioni i vaksinave dhe barnave efektive me çmime të përballueshme, si dhe dispozicioni i e informacioneve dhe e mjeteve për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve për të gjithë.

3.1.

Deri në vitin 2030, të reduktohet vdekshmëria globale e nënave-lehona në më pak se 70 për 100.000 lindje të gjalla.

3.2.

Deri në vitin 2030 të reduktohet vdekshmëria e foshnjave dhe fëmijëve nën 5 vjeç dhe të gjitha vendet të synojnë të zvogëlojnë vdekshmërinë e foshnjave në më pak se 12 për 1.000 lindje të gjalla dhe mosha e vdekshmërisë nën 5 vjeç të reduktohet në më pak se 25 raste për 1.000 lindje të gjalla.

3.3.

Deri në vitin 2030 t'i jepet fund epidemisë së AIDS-it, tuberkulozit, malaries dhe sëmundjeve të neglizhuara tropikale dhe të forcohet lufta kundër hepatitit, sëmundjeve të cilat transmetohen nëpërmjet uji dhe sëmundjeve të tjera infektive.

3.4.

Deri në vitin 2030, të reduktohet vdekshmëria e parakohshme nga sëmundjet jo-infektive, për një të tretën, nëpërmjet parandalimit dhe trajtimit dhe të përmirësohet shëndeti dhe mirëqenia mendore.

3.5.

Të përmirësohet parandalimi dhe trajtimi i abuzimit me substanca, duke përfshirë edhe abuzimin me drogat narkotike dhe përdorimin e dëmshëm të alkoolit.

3.6.

Deri në vitin 2020, në nivel global të përgjysmohet numri i vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet e trafikut.

3.7.

Deri në vitin 2030, të sigurohet akses universal në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke përfshirë planifikimin familjar, informacionin dhe edukimin, si dhe shëndeti riprodhues të integrohet në strategjitë dhe programet kombëtare.

3.8.

Të arrihet sigurimi shëndetësor universal, duke përfshirë mbrojtjen nga rreziku financiar, aksesin në shërbime shëndetësore bazë cilësore dhe akses në barna dhe vaksina esenciale të sigurta, efektive, cilësore dhe të përballueshme për të gjithë.

3.9.

Deri në vitin 2030, të reduktohet ndjeshëm numri i vdekjeve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga kimikatet e rrezikshme, ndotja e ajrit, ujit dhe tokës.

3.А.

Të forcohet zbatimi i Konventës Kornizë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kontrollin e duhanit në të gjitha vendet, sipas nevojave.

3.B.

Të mbështetet hulumtimi dhe zhvillimi i vaksinave dhe barnave për sëmundjet infektive dhe jo infektive, të cilat i godasin kryesisht vendet në zhvillim, të sigurohet akses në barna dhe vaksina thelbësore të përballueshme, në përputhje me Deklaratën nga Doha dhe në lidhje me Marrëveshjen për aspektet e lidhura me tregtinë e të drejtave të pronësisë intelektuale (TRIPS) dhe shëndetit publik, duke afirmuar kështu të drejtën e vendeve në zhvillim që të përdorin plotësisht dispozitat e Marrëveshjes për Aspektet e Tregtisë të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në lidhje me fleksibilitetin për mbrojtjen e shëndetit publik, e veçanërisht për të siguruar akses në barna për të gjithë.

3.C.

Të rritet ndjeshëm financimi në fushën e shëndetësisë si dhe angazhimin, zhvillimin, trajnimin dhe mbajtjen e fuqisë punëtore në institucionet shëndetësore në vendet në zhvillim, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara dhe në vendet ishullore të vogla në zhvillim.

3.D.

Të forcohen kapacitetet e të gjitha vendeve, veçanërisht të vendeve në zhvillim, për paralajmërim të hershëm, reduktim të rrezikut dhe menaxhim të rreziqeve shëndetësore kombëtare dhe globale.