14

Jeta nën ujë

Le të mbrojmë dhe përdorim në mënyrë të qëndrueshme oqeanet, detet dhe resurset detare!

Oqeanet janë vërtet një gjë madhështore. Përveç faktit se fuqia e tyre natyrore na mahnitshme, ato mbulojnë 70% të sipërfaqes së planetit dhe na sigurojnë 70% të oksigjenit që e thithim.

Arsyet se sa është me rëndësi që oqeanet, detet dhe resurset detare të mbrohen dhe të përdoren në mënyrë të qëndrueshme janë ndotja, ujërat e patrajtuara të zeza, kërcënimi i vazhdueshëm ndaj biodiversitetit të resurseve ujore.

14.1.

Deri në vitin 2025 të parandalohet dhe ndjeshëm të reduktohet çdo lloj ndotje e deteve, veçanërisht nga aktivitetet në tokë, duke përfshirë mbeturinat detare dhe ndotjen me lëndë ushqyese.

14.2.

Deri në vitin 2020, të menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme me ekosistemet detare dhe bregdetare si dhe të mbrohen për të shmangur ndikimet e rëndësishme negative, ndër të tjera, duke e forcuar qëndrueshmërinë e tyre, si dhe duke ndërmarrë veprime për rigjenerimin e tyre, për të siguruar oqeane të shëndetshme dhe produktive.

14.3.

Të minimizohen efektet e acidifikimit të oqeaneve dhe të kërkohet zgjidhje për to, ndër të tjera, nëpërmjet bashkëpunimit të avancuar shkencor në të gjitha nivelet.

14.4.

Deri në vitin 2020, të rregullohet në mënyrë efektive përdorimi i frutave të detit dhe të ndërpritet peshkimi i tepërt, peshkimi i paraportuar dhe i paligjshëm dhe praktikat shkatërruese të peshkimit dhe të zbatohen plane të menaxhimit të bazuara në shkencë, në mënyrë që të ripërtërihet fondi i peshkut në afat sa më të shkurt të mundsëhe, të paktën derei në nivelin që mund të prodhojë rendimentin maksimal të qëndrueshëm të përcaktuar nga karakteristikat biologjike.

14.5.

Deri në vitin 2020, të mbrohen të paktën 10 për qind e zonave bregdetare dhe detare në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në bazë të informacioneve më të mira shkencore që janë në dispozicion.

14.6.

Deri në vitin 2020, të ndalohen forma të caktuara të subvencioneve të peshkimit që kontribuojnë në peshkimin e tepërt, të eliminohen subvencionet që kontribuojnë në peshkimin ilegal, të paraportuar dhe të paligjshëm dhe të mos aplikohen subvencione të reja, duke e njohur faktin se trajtimi i veçantë dhe i diferencuar i përshtatshëm dhe efektiv për vendet në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara, duhet të jetë pjesë integrale e negociatave të Organizatës Botërore të Tregtisë për subvencionet e peshkimit.

14.7.

Deri në vitin 2030, të rriten përfitimet ekonomike nga përdorimi i qëndrueshëm i resurseve detare për vendet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet më së paku të zhvilluara, duke përfshirë menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit, akuakulturës dhe turizmit.

14.А.

Të rriten njohuritë shkencore, zhvillimi i kapaciteteve për hulumtim dhe për transferim të teknologjive detare, duke marrë parasysh kriteret e Komisionit Ndërqeveritar Oqeanografik dhe Udhëzimet për Transferimin e Teknologjisë Detare, me qëllim të përmirësohet cilësia e oqeaneve dhe të rritet pjesëmarrja e biodiversitetit detar në zhvillimin e vendeve në zhvillim, veçanërisht të vendeve të vogla ishullore në zhvillim dhe vendeve më së paku të zhvilluara.

14.B.

Të sigurohet akses në resurset dhe tregjet detare për peshkatarët e vegjël profesionalë.

14.C.

Të përmirësohet mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeaneve dhe resurseve të tyre nëpërmjet zbatimit të së drejtës ndërkombëtare, siç thuhet në Konventën e OKB-së për Ligjet e Detit (UNCLOS), e cila ofron kornizë ligjore për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të oqeaneve dhe resurseve të tyre, në përputhje me atë që thuhet në paragrafin 158 – E ardhmja që e duam.