12

Konsumi dhe prodhimi i përgjegjshëm

Të sigurojmë konsum dhe prodhimtari të qëndrueshme

Cilat janë hapat që mund të ndërmarrim? Duke ricikluar dhe menaxhuar mbetjet komunale dhe kimikatet, le ta mbrojmë mjedisin, duke zgjeruar kështu mundësinë e përdorimit të resurseve natyrore. Kjo do të nënkuptonte krijimin e vendeve të reja të punës, rritje ekonomike dhe ulje të pabarazive në komunitetet lokale.

12.1.

Për të zbatuar kornizat e programit 10-vjeçar për konsum dhe prodhimtari të qëndrueshme në mënyrë që të gjitha vendet të ndërmarrin veprime, vendet e zhvilluara do të jenë liderë, duke marrë parasysh zhvillimin dhe kapacitetet e vendeve në zhvillim.

12.2.

Deri në vitin 2030 të arrihet menaxhim të qëndrueshëm dhe përdorim efikas i resurseve natyrore.

12.3.

Deri në vitin 2030, të përgjysmohen mbetjet ushqimore për frymë në nivel global në shitjen me pakicë dhe në nivel të konsumatorëve dhe të zvogëlohen humbjet e ushqimit gjatë prodhimtarisë dhe në zinxhirin e furnizimit, duke përfshirë humbjet pas korrjes.

12.4.

Deri në vitin 2020, të arrihet një menaxhim i shëndetshëm dhe ekologjik i kimikateve dhe të gjitha llojeve të mbetjeve gjatë ciklit të tyre jetësor, në përputhje me kornizat të dakorduara ndërkombëtare, si dhe të reduktohet ndjeshëm lëshimi i tyre në ajër, ujë dhe tokë, në mënyrë që të minimizohen ndikimet e tyre negative mbi shëndetin e njeriut dhe mbi mjedisin jetësor.

12.5.

Deri në vitin 2030, të reduktohet ndjeshëm gjenerimi i mbetjeve nëpërmjet parandalimit, reduktimit, riciklimit dhe ripërdorimit.

12.6.

Inkurajimi i ndërmarrjeve, veçanërisht kompanive të mëdha dhe ndërkombëtare për të adoptuar praktika të qëndrueshme dhe për të integruar informacione për qëndrueshmërinë në ciklin e tyre të raportimit.

12.7.

Të promovohen praktikat për prokurime publike që janë të qëndrueshme dhe në përputhje me politikat dhe prioritetet kombëtare.

12.8.

Deri në vitin 2030, të sigurohet që njerëzit kudo janë të kenë informacione relevante dhe rritje të ndërgjegjes për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një mënyrë jetese në harmoni me natyrën.

12.А.

Të mbështeten vendet në zhvillim për të forcuar kapacitetet e tyre shkencore dhe teknologjike, për t’u orientuar drejt modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimtarisë.

12.B.

Të zhvillohen dhe zbatohen mjete për monitorimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndikimet e turizmit të qëndrueshëm që krijon vende pune dhe promovon kulturën dhe produktet vendore.

12.C.

Racionalizimi i subvencioneve joefikase për karburante fosile që nxisin konsumin e panevojshëm nëpërmjet mënjanimit të çrregullimeve të tregut, në përputhje me kushtet kombëtare, duke përfshirë ristrukturimin e taksave dhe heqjen graduale të subvencioneve të dëmshme, atje ku ato ekzistojnë, duke i paraqitur ndikimet e tyre mbi mjedisin jetësor, duke marrë parasysh plotësisht nevojat specifike dhe kushtet e vendeve në zhvillim, duke reduktuar ndikimet e mundshme negative në zhvillimin e tyre në një mënyrë që do të mbrojë komunitetet e varfra dhe të rrezikuara.