13

Veprimi për përballje me ndryshimet klimatike

Me masa urgjente dhe veprime civile deri te reduktimi i efekteve të ndryshimeve klimatike!  

Sa për përkujtim, emetimi i CO2 është më i larti në 2 milionë vitet e fundit, ndërsa dekada e fundit është më e ngrohta në 125.000 vitet e fundit!

Vetëm me angazhim të përbashkët dhe veprim urgjent në të cilin masat kundër ndryshimeve klimatike do të zbatohen nga shprehimisht të gjitha vendet, qytetarët, institucionet dhe organizatat, mund të kujdesemi për të reduktuar efektet negative.

13.1.

Të forcohet rezistenca dhe kapaciteti për përshtatje ndaj rreziqeve që ndërlidhen me klimën dhe fatkeqësitë natyrore në të gjitha vendet.

13.2.

Të integrohen masa për ndryshime klimatike në politikat, strategjitë dhe planet kombëtare.

13.3.

Të përmirësohet arsimi, që të rritet ndërgjegjësimi dhe kapacitetet njerëzore dhe institucionale për zbutjen e ndryshimeve klimatike, për përshtatje, për reduktimin e ndikimit dhe paralajmërimin e hershëm.

13.А.

Të zbatohet obligimi që e kanë ndërmarrë vendet e zhvilluara, nënshkruese të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që deri në vitin 2020 së bashku të mobilizojnë 100 miliardë dollarë në vit nga të gjitha resurset, në mënyrë që të jepet përgjigje ndaj nevojave të vendeve në zhvillim, në drejtim të ndërmarrjes së veprimeve të konsiderueshme për zbutjen dhe transparencën në zbatimin, si dhe funksionalizimin e plotë dhe sa më të shpejtë të Fondit të Gjelbër Klimatik nëpërmjet kapitalizimit të tij.

13.Б.

Të promovohen mekanizmat për rritje të kapaciteteve për planifikim dhe menaxhim efektiv të ndryshimeve klimatike në vendet më pak të zhvilluara dhe në vendet ishullore të vogla në zhvillim, ndër të tjera duke u fokusuar tek gratë, të rinjtë dhe komunitetet lokale dhe të margjinalizuara.

* Konventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike është forumi kryesor ndërkombëtar, ndërqeveritar për negocimin e përgjigjes globale ndaj ndryshimeve klimatike.