10

Reduktim i Pabarazisë

Le të reduktojmë pabarazinë brenda dhe ndërmjet vendeve!

Dallimi në të ardhura në nivel global, edhe pas pandemisë, janë jashtëzakonisht të mëdha edhe më të thella.

Zgjidhja për tejkalimin e këtyre dallimeve serioze është solidariteti, dhe angazhimi dhe përfshirja maksimale e të gjithë njerëzve në zhvillimin e qëndrueshëm. Barazia në mundësitë për arsim dhe përfshirja dhe ndikimi më i madh i vendeve në zhvillim janë mënyra për të reduktuar pabarazinë.

10.1.

Deri në vitin 2030, në mënyrë progresive të arrihet dhe të ruhet rritja e të ardhurave të 40 përqindëshit më të varfër të popullsisë, që do të kenë normë rritjeje më të lartë se mesatarja kombëtare.

10.2.

Deri në vitin 2030, të forcohet dhe të avancohet inkluzioni (gjithpërfshirja) social, ekonomik dhe politik, pavarësisht nga mosha, gjinia, aftësia e kufizuar, raca, përkatësia etnike, origjina, feja, statusi ekonomik ose ndonjë status tjetër.

10.3.

Të sigurohet mundësi e barabartë dhe të reduktohet pabarazia në arritje, duke përfshirë edhe eliminimin e ligjeve, politikave dhe praktikave diskriminuese dhe promovimin e legjislacionit, politikave dhe aktiviteteve të përshtatshme për këtë qëllim.

10.4.

Të miratohen politika, veçanërisht politikat fiskale, politikat për pagat dhe të mbrojtjes sociale dhe gradualisht të arrihet barazi më e madhe.

10.5.

Të përmirësohen rregulloret dhe monitorimi i tregjeve dhe institucioneve financiare globale dhe të forcohet zbatimi i dispozitave të tilla.

10.6.

Të sigurohet përfaqësim më i madh dhe zë më i madh në procesin e vendimmarrjes për vendet në zhvillim, në institucionet globale ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, në mënyrë që të sigurohen institucione më efektive, të besueshme, të përgjegjshme dhe legjitime.

10.7.

Të mundësohet migrim dhe lëvizshmëri (mobilitet) i rregullt, i sigurt, të rregullt dhe të përgjegjshëm të njerëzve, duke përfshirë zbatimin e politikave të planifikuara dhe të mirëmenaxhuara të migracionit.

10.А.

Zbatimi i parimit për trajtim të veçantë dhe të ndryshëm të vendeve në zhvillim, veçanërisht atyre më së paku të zhvilluara, në përputhje me marrëveshjet e Organizatës Botërore të Tregtisë.

10.B.

Të inkurajohet asistencën zyrtare për zhvillim dhe flukset financiare, duke i përfshirë investimet e huaja direkte në vendet që kanë më së shumti nevojë, veçanërisht vendet më së paku të zhvilluara, vendet afrikane, vendet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet në zhvillim pa dalje në det, në përputhje me planet dhe programet e tyre kombëtare.

10.C.

Deri në vitin 2030, të reduktohen kostot e transaksionit për remitancat (dërgesat) e emigrantëve në më pak se 3 për qind dhe të eliminohen korridoret e remitancave me kosto më të larta se 5 për qind.