Paqe, drejtësi dhe institucione të forta
Të ndërtojmë shoqëri paqësore dhe gjithëpërfshirëse, me drejtësi për të gjithë dhe institucione përgjegjëse!
Duhet t’i jepet fund dhunës në çdo formë, mosdurimit dhe diskriminimit, si dhe padrejtësisë që vjen nga mungesa e masave për t’u përballur me ato fenomene.
Thelbi i këtij Objektivi është të inkurajojë qytetarët të përfshihen aktivisht në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse në të cilat të gjithë jetojnë në paqe, me institucione të forta transparente dhe sistem ligjor që do të garantojë të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve.
16.1.
Të reduktohen ndjeshëm të gjitha format e dhunës dhe normave të vdekjeve, kudo.
16.2.
T'i jepet fund abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit dhe të gjitha formave të dhunës dhe torturës ndaj fëmijëve.
16.3.
Të promovohet sundimi i ligjit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të sigurohet qasje e barabartë në drejtësi për të gjithë.
16.4.
Deri në vitin 2030, të reduktohen ndjeshëm rrjedhat e paligjshme financiare dhe tregtia e armëve, të forcohet rindërtimi dhe kthimi i pronës së vjedhur dhe të parandalohen të gjitha format e krimit të organizuar.
16.5.
Të reduktohet ndjeshëm korrupsioni dhe ryshfeti në të gjitha format e tyre.
16.6.
Të zhvillohen institucione efikase, të përgjegjshme dhe transparente në të gjitha nivelet.
16.7.
Të sigurohet vendimmarrje e përgjegjshme, gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet, në të cilën marrin pjesë dhe përfaqësohen të gjitha palët e interesuara.
16.8.
Të zgjerohet dhe forcohet pjesëmarrja e vendeve në zhvillim në institucionet e qeverisjes globale.
16.9.
Deri në vitin 2030 të sigurohet identiteti ligjor për të gjithë, duke përfshirë edhe evidencën e personave të lindur.
16.10.
Të sigurohet akses publik në informacione dhe mbrojtje e të drejtave dhe lirive themelore në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
16.А.
Të forcohen institucionet përkatëse kombëtare duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar për ngritjen e kapaciteteve në të gjitha nivelet, veçanërisht në vendet në zhvillim për parandalimin e dhunës dhe luftën kundër terrorizmit dhe krimit.
16.B.
Të promovohen dhe zbatohen ligje dhe politika jodiskriminuese për zhvillim të qëndrueshëm.

