Komunat në veprim!
BNJVL-ja në partneritet me Connect të mbështetur nga GIZ-i, nëpërmjet thirrjes publike, dërgoi ftesë për të gjitha komunat në vend, prej të cilave 4 komuna u zgjodhën për të marrë pjesë në serinë e punëtorive ku u promovuan Agjenda 2030 dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në përgjithësi. Përfaqësuesit e komunave, sektorit civil, institucioneve shtetërore, këshilltarët nga këshillat komunalë së bashku, duke përdorur një paketë mjetesh të zhvilluara nga GIZ, të cilat nëpërmjet një sërë trajnimesh të zhvilluara nga Connect, ndihmuan në përcaktimin e objektivave specifike që janë prioritare për secilën nga këto komuna.
Pasi u konstatua nevoja për identifikimin e grupeve më të rrezikuara në aspekti social në komuna, BNJVL sërish nëpërmjet thirrjes publike i ftoi komunat që të përfshihen në krijimin e hartave sociale, me të cilat matet përjashtimi i grupeve të cenueshme në bazë të 5 faktorëve të rrezikut. Këta faktorë janë pjesë e qasjes ndërseksionale të parimit “Mos të lëmë askënd prapa” dhe ofrojnë një pasqyrë më të detajuar të cenueshmërisë në një mënyrë që e lejon krijimin e synuar të masave të politikave.
Për shembull, nëpërmjet kësaj metodologjie të GIZ-it, ne e shqyrtojmë cenueshmërinë jo vetëm nëpërmjet faktorit të rrezikut të diskriminimit ose faktorit të rrezikut socio-ekonomik, por analizojmë edhe sa të cenueshëm janë grupet e synuara nga goditjet e jashtme (p.sh. cenueshmëria nga tërmetet, përmbytjet, pandemitë). Kjo u dëshmua të ishte shumë e rëndësishme për sa i përket pasojave nga Kovid-19. Për më tepër, “përfshirja në proceset vendimmarrëse” është gjithashtu një tregues i rëndësishëm se sa një grup specifik i synuar përfshihet ose përjashtohet sistematikisht. Dhe së fundi, faktori i pestë i rrezikut është “gjeografia”, ose thënë ndryshe, sa grupet e synuara kanë akses në energji elektrike, ujë, internet, mjete digjitale etj. GIZ mundësoi që kjo metodologji e specializuar të zbatohet edhe në vendin tonë, e më pas filloi krijimi i hartave sociale në terren në gjashtë qytete ku janë Manastiri, Shtipi, Velesi, Strumica, Resnja dhe Koçani, që rezultoi me konkluzione dhe rekomandime për grupe të veçanta të cenueshme. Në këtë link mund të lexoni më shumë rreth rekomandimeve nga krijimi i hartave sociale.
Si u zhvillua historia
Komuna e Manastirit, në koordinim me disa palë të interesuara, ka bërë hartën sociale të grupit të synuar, ku përfshihen personat me aftësi të kufizuara fizike, intelektuale dhe të tjera. Harta sociale rezultoi me një raport që iu prezantua përfaqësuesve të Komunës së Manastirit, përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqatave qytetare, si dhe Këshillit për mbrojtje sociale, ku përfshihen përfaqësues të Këshillit komunal të Manastirit, përfaqësues të komunës, shoqatat civile, institucionet, institucionet fetare, si dhe persona të jashtëm të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt dhe të njoftuar me gjendjen. Raporti iu prezantua të gjithë këtyre palëve të interesuara në mënyrë që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e politikave dhe masave, si dhe në punën e institucioneve në të cilat punojnë.
Roli transformues i iniciativave të realizuara nga Komuna e Manastirit është në kuptimin lokal. Të dhënat nga harta sociale bënë të mundur vlerësimin e mangësive në politikat dhe praktikat në nivel lokal, por edhe zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë në trajtimin e cenueshmërisë sociale dhe përjashtimin e personave me aftësi të kufizuara sipas nevojave të llojeve të veçanta të aftësi të kufizuara, për të krijuar masa, plane dhe politika sipas atyre nevojave specifike.
Efekti tashmë është arritur nga vetë fakti se një pjesë e gjetjeve janë përdorur për të rishikuar dhe përafruar dokumentet strategjike të bashkisë me Axhendën 2030 dhe parimin “Mos lini askënd pas”. Një pjesë e këtyre gjetjeve tashmë edhe janë përfshirë në programet e mbrojtjes sociale edhe janë zbatuar, ndërsa disa prej tyre janë përfshirë në programe të tjera, gjë që ka arritur sensibilizimin për nevojat e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha programet e Komunës.
Një përfitim tjetër i hartës sociale është krijimi i kanaleve të komunikimit për shkëmbimin e informacioneve, në mënyrë që Komuna tashmë pranon të dhëna tremujore për personat me aftësi të kufizuara, të cilët përdorin lloje të caktuara të ndihmës.
Objektivat е:
Ndryshimet do të ndodhin në një të ardhme të afërt, por ne jemi në rrugë të mbarë.
Histori frymëzuese
Perceptimet nga harta sociale në terren mund të përmirësojnë sistemin e mbrojtjes sociale për të ndryshuar jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe për t’i bërë ata të pavarur, siç është shembulli i Komunës së Manastirit, e cila shkoi një hap më tej – e rishikoi planin aktual, krijoi masa, ndau buxhet dhe të njëjtin e realizoi, duke e plotësuar atë me planin social të Komunës, i cili është plan strategjik shumëvjeçar, që nënkupton një strategji afatgjatë për përfshirjen sociale të grupeve të cenueshme.
Konkluzioni i këtij rrëfimi është se nga viti 2022 në Komunën e Manastirit nëpërmjet Shoqatës së Personave me probleme të dëgjimit është përfshirë një përkthyes i gjuhës së shenjave, i cili është i përfshirë në detyrat e punës së komunës.

