“Tezga jonë” – treg virtual, me frutat më të bukura nga duart e zellshme të grave tona fermere!

Pandemia me Kovid i mbylli tregjet. Gratë fermere nuk kishin ku të shisnin. Ata kërkuan mënyra dhe vendosën të bëjnë një treg në internet dhe të kërkojnë klientë në internet për të vazhduar kujdesin për familjet e tyre.

Ata punuan me organizatën “Koalicioni Rural” dhe u bënë pjesë e rrethit të donatorëve Connect ku qytetarët dhanë donacione për krijimin e “Tezga jonë”. Është sukses i madh që nëpërmjet kësaj platforme për punë të përbashkët për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ka ardhur përkrahja nga sektori i biznesit, madje edhe nga komunat, gjë që ka çuar në një rrjet kontaktesh dhe donatorë të tjerë.

Kështu u krijua “Nasha Tezga” (Tezga jonë), tregu i parë rural onlajn i grave, për shitjen onlajn të produkteve bujqësore të prodhuara ekskluzivisht nga gra fermere nga zonat rurale.

Nuk kaloi shumë kohë që fjala për këtë lëvizje të guximshme dhe të fortë sipërmarrëse nga gratë fermere të përhapet, gjë që më tej shkaktoi interes më të madh edhe te donatorë e qytetarë të tjerë.

“Donatorët nga rrethi i donatorëve na inkurajuan që të krijojmë kontakte më të ngushta me të gjithë komunitetin, gjë që na ndihmoia për të rregullojmë edhe më mirë logon, për të bërë të paktën tre paketa të ndryshme produktesh që do t’i ofrojmë si paketa promocionale për kompanitë, kompanitë dhe organizatat civile, si dhe për krijimin e një sistemi të plotë porositjeje, për çka do të kemi nevojë për mbështetje më të madhe të ekspertëve.” – Liliana Ioneska, “Koalicioni Rural”.

Thjesht instalimi i platformës dhe interesi mediatik për platformën dhe gratë, të cilat janë pjesë e saj, solli promovim të fortë të vetë grave në lidhje me jetën e tyre në fshat, të drejtat që kanë, sfidat me të cilat përballen. Papritur filloi të ngjall interes tek palët e ndryshme të interesit: kryesisht donatorët, por edhe individë, qytetarë, komuna, me lloje të ndryshme të mbështetjes.

 

Efekti i bashkëpunimit ndërsektorial nënkupton lloje të ndryshme mbështetjeje, nga palë të ndryshme të interesuara:

Nëpërmjet projektit “Emri” të Ambasadës Zvicerane, nisma merr mbështetje nga një institucion akademik, konkretisht nga fakulteti FINKI, studentët e të cilit kanë zhvilluar platformën.

Një kompani TI pro bono e krijoi logon dhe një pjesë të dizajnit të faqes.

Një agjenci PR pro bono e zhvilloi strategjinë e marketingut për lançimin dhe promovimin e platformës “Tezga jonë” në rrjetet sociale.

Portali “Vidi vaka” (Shih kështu) incizoi një video me “Tezga jonë”, për çka kënaqësia e grave fermere ishte shumë madhe, spese për to produkcioni i videos ishte një moment shumë ngazëllues dhe plot krenari.

Historia e “Tezga jonë” është aq e fortë dhe frymëzuese sa që tërheq edhe vëmendjen e komunava. Shembull pozitiv është se komunat e Jegunovcës dhe Bërvenicës e promovuan “Tezga jonë”, ndërsa komuna e Ohrit shkoi një hap më tej me një fushatë promovuese për blerjen e produkteve.

“Koalicioni Rural” vazhdon të marrë pjesëse në panairet kombëtare dhe sociale për sipërmarrësi sociale. Nëpërmjet bashkëpunimit me Qendrën për Ndërmarrje Sociale u ftuan deputete para të cilave u prezantua iniciativa, si dhe të dhëna specifike se çfarë kanë nevojë gratë rurale së bashku me një propozim për ndryshime ligjore për përmirësimin e statusit të grave fermere.

Rritja e aktiviteteve ekonomike të “Koalicionit Rural”, që tashmë po gjeneron të ardhura, e çoi organizimin në drejtimin që një pjesë e ekipit tashmë të orientohet drejt sipërmarrësisë sociale.

Presim shumë më tepër mbështetje për idetë vizionare dhe duart punëtore të grave artizanale.

Objektivat e synuar:

Ne, gratë, do të bëjmë çmos për ta bërë këtë treg elektronik rural unik jo vetëm në vend, por edhe në rajon! 

-[Silvana Petrushevska]

[Silvana Petrushevska] është fermere e regjistruar individuale, nga fshati Tumçevishtë i  Gostivarit. Është një nga gratë që jeton në fshat dhe që si gratë e tjera të “Koalicionit Rural”, u prek nga pandemia Kovid-19 me ulje të shitjeve të produkteve bujqësore nga të cilat ajo dhe familja e saj jeton.

[Silvana] nga ana tjetër është një nga gratë e para që është regjistruar si fermere individuale dhe ka pasur pronë në emër të saj. Kur nisi të zhvillohej iniciativa për shitjet onlajn dhe ngritja e e-tregut të grave rurale, ajo ishte ndër të parat që i promovoi produktet e saj në platformë, e përveç kësaj bindi edhe gra të tjera në fshat të bënin të njëjtën gjë.

Media promovoi historinë e [Silvanës], fermës së saj familjare, prodhimit të saj dhe emri i saj ishte në të gjitha mediat dhe portalet televizive kombëtare dhe lokale. Një reportazh për jetën e Zhivkës u filmua në TV rajonal Al Jazeera dhe ajo ishte një nga gratë, historia e suksesit me kultivimin e lajthisë u tregua në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale – 15 tetor. Gjithashtu, të ardhurat e saj dhe shitjet e produkteve bujqësore u rritën me të paktën 10% në një periudhë 2 mujore që nga fillimi i promovimit intensiv dhe të shpeshtë të platformës.

Më e rëndësishmja nga të gjitha, për [Silvanën] dhe për të 120 gratë fermere se kjo iniciative po ua ndryshon jetën. “Tezga jonë” e “Koalicionit Rural” ka rolin transformues të iniciativës në aspekt të përmirësimit të situatës ekonomike të grave rurale, si dhe të forcimit të mëtejshëm i kapaciteteve të tyre, gjë që më tej krijon mundësi për sipërmarrësi sociale me zhvillimin e qëndrueshëm.