
Vetëm 5 kilometra nga qendra e Shkupit, në Shuto Orizarë, ka bashkëqytetarë tanë të cilët nuk kanë dokumente personale. Prandaj, ata janë jashtë sistemit dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtat elementare si kujdesi shëndetësor, asistenca sociale, shkuarja në shkollë. Ka shumë fëmijë të cilët janë në rrugë.
Komuniteti në Shuto Orizar u prek veçanërisht nga pandemia Kovid-19. Ata bashkëqytetarë tanë nuk kishin si të informoheshin për rreziqet e Kovid-19 dhe mënyrat se si mund të mbrojnë veten dhe familjet e tyre.
Disa nuk kanë televizor, të tjerë nuk lexojnë ose e dinë vetëm gjuhën rome. Kjo është arsyeja për të vcilën krijuam pika kontakti në terren për t’i informuar dhe mbrojtur ata në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. “Qendra Ditore për Fëmijët e Rrugës” vizitoi 38 familje dhe pandërpre bënte edukumin, jepte udhëzime për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë. Në qendër, fëmijët largoheshin nga rruga dhe punohen në shkrim-lexim, krijonin shprehi të shëndetshme higjienike dhe hanin ushqim të shëndetshëm.
Pat nevojë për veprim dhe mbështetje të menjëhershme – prandaj u shpërndanë fletëpalosje në gjuhën rome dhe me ilustrime me piktura, në mënyrë që askush të mos mbetet pa informacion për Kovid-19 dhe për atë se si Qendra Ditore për Fëmijët e Rrugës mund të ndihmojë. Komuniteti i biznesit e mbështeti me produkte të shëndetshme, vitamina dhe produkte higjienike, maska dhe një ekskursion edukativ për fëmijët.
Nëpërmjet një sërë konsultimesh dhe sesione mentorimi, qendra krijoi akses tek kompanitë për inicimin, organizimin dhe mbajtjen e kontakteve me kompanitë, kurse në drejtim të inkurajimit të qëndrueshmërisë së vetë qendrës. Kjo rezultoi me mbështetje nga një kompani që rregullisht i dhuronte qendrës produktet e nevojshme për fëmijët dhe familjet e tyre.
Si duket një ditë në “Qendrën Ditore për Fëmijët e Rrugës”…
Fëmijët e rrugës janë të detyruar të gjenden në situata të ndryshme. Ata mbledhin mbeturina, ndihmojnë… lypin, enden. “Qendra Ditore për Fëmijët e Rrugës” është vendi i vetëm ku ata mund të strehohen dhe të jenë nën përkujdesje rregullisht. Ekipi i qendrës kujdeset që ata të pranojnë përkudesje të plotë: ushqim, higjienë themelore personale, përfshirje në aktivitetet e përditshme të mësimit dhe shkrim-leximit, aktivitete të lira, në një atmosferë të bukur e të ngrohtë, ku fëmijët zhvillohen në aspektin socio-emocional e njëkohësisht krijojnë shprehi të shëndetshme nëpërmjet inkurajimit të shprehive për mbajtje të higjienës. Diçka që është e nevojshme që çdo fëmijë të zhvillohet dhe të ketë të njëjtat mundësi për rritje dhe zhvillim si bashkëmoshatarët e tij. Kur u jepet kjo mundësi, fëmijët fitojnë vetëbesim, fillojnë të shkojnë në shkollë. Disa prej tyre janë bërë qytetarë të pavarur, të cilët fitojnë për një jetë normale.
Si rezultat i kësaj iniciative 72 fëmijë nga mosha 4 deri në 15 vjeç mësuan se si, duke përvetësuar shprehi të duhura, mund të mbrojnë shëndetin e tyre. Ata u përgatitën për shkollë, ndërsa familjeve iu ndihmua që të realizojnë të drejtën e tyre për sigurim shëndetësore dhe sociale. U mbuluan100 familje, por efekti është shumë më i madh, sepse vetë iniciativa luan një rol të fortë transformues në jetën e fëmijëve dhe familjeve: shumica e fëmijëve në “Qendrën Ditore për Fëmijët e Rrugës” kanë mbaruar shkollën, e kanë njohur potencialin e tyre dhe janë plot vetëbesim dhe ecin përpara me besim në jetë, sipas dëshirave dhe planeve të tyre.
Objektivat e synuar:
Histori frymëzuese
Nermin Ismaili ka qenë fëmijë i rrugës deri sa është regjistruar nga ekipi i ekspertëve të Qendrës Ditore për Fëmijët e Rrugës i cili nevojat e tij i ka siguruar duke lypur dhe duke grumbulluar mbeturina, pa sigurim shëndetësor sepse nuk ka qenë i regjistruar në regjistrin ama të personave të lindur dhe s’ka pas të drejtë për ndihmë financiare.
[Nermini}, sikurse çdo fëmijë i moshës së tij, ka nevojë të bëjë miq, të ketë rroba të pastra, të mësojë gjëra të reja, të ketë dikë që të kujdeset për të dhe t’i shërbejë si shembull. Pas pranimit në Qendër, ai u bë nxënës i klasës së parë. Për ta pranuar në shkollë edhe pse nuk kishte sigurim shëndetësor, mjeku i Poliklinikës së Shuto Orizarit nga reparti i imunizimit të fëmijëve ia dha vaksinat e duhura, ndërsa stomatologu dhe okulisti e kontrolluan. Me kalimin e kohës dhe punës intensive të përkushtuar, [Nermini] filloi të kujdeset për higjienën dhe shëndetin e tij. Ai mbante maskë, dezinfektonte duart, shoqërohej me fëmijët tjerë, por e mbante distancën siç e mësonin mësuesit nga Qendra Ditore dhe shkolla.
Mina – një nga fëmijët në “Qendrën Ditore për Fëmijët e Rrugës” e hapi zemrën dhe tregoi, dhe shkrimtarja Katerina Shoshko rrëfimin e saj e derdhi në një histori që është dëshmi për rritjen dhe me rëndësi së madhe të “Qendrës Ditore për Fëmijët e Rrugës”. .
“Tani, në moshën njëzet e tre vjeçare, kur e kthej kokën pas, e kuptoj se kam qenë shumë me fat. Mbarova shkollën e mesme dhe sot punoj shitëse dhe e fitoj rrogën me ndershmëri. Kam një fëmijë të cilin e dua pa masë dhe po e rrit të ndjekë rrugën e duhur. Qendra Ditore për Fëmijët e Rrugës është një vend që e ndryshoi plotësisht jetën time dhe më shndërroi në atë që jam sot – një grua e re e arsimuar, e mëvetësishme dhe e pavarur.”
Historia e [Semihas], e cila është një tjetër nga fëmijët në qendër, është edhe një dëshmi për ndryshimin dhe rrugën e re në jetën e saj. Pas mbarimit të shkollës së mesme “Shaip Jusuf”, e pati mbështetjen e mjedisit akademik dhe atyre të përfshirë në këtë iniciativë për të realizuar dëshirën e saj – të bëhet studente në Fakultetin juridik nëStudime juridike. Ndonëse nuk ia doli të realizoj dëshirën e saj, ajo vazhdoi të punojë në një restorant lokal për ushqim të shpejtë, përfaqësues i sektorit privat të biznesit që ofron mbështetje për komunitetin vendas. Planet për të ardhmen e saj përfshijnë mundësinë që në të ardhmen, nëse hapet një mundësi dhe vend, ajo me shpresë do t’i bashkohet ekipit të “Qendrës Ditore për Fëmijët e Rrugës” për të vazhduar historinë e saj të suksesit pikërisht në qendër.

