Global Shapers Shkup Hub Shkup

Jo të gjithë të rinjtë në Maqedoni kanë qasje në arsim cilësor (jo)formal. Mundësi ka, por nevojiten aftësi reale, por edhe vetëbesim që të rinjtë të afrohen deri te punëdhënësit.

Njohuria financiare nuk është pjesë e edukimit formal, kurse të rinjtë janë të interesuar të kuptojnë konceptet e reja financiare, të mbrohen nga rreziqet financiare, të mësojnë të kursejnë, të investojnë, të mendojnë nëse duhet të përpiqen dhe të bëhen sipërmarrës, bankierë, ekonomistë, të kërkojnë punë dhe të mendojnë se si të gjejnë resurse financimi për morinë e ideve që rrotullohen në kokat e tyre.

Vetëm qytetarët të arsimuar dhe të edukuar rreth financiave mund të marrin vendime të sakta, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe në ekonominë e përgjithshme.

Në bashkëpunim me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizuan trajnime për trajnerë, si pjesë e procesit të përgatitjes dhe zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Edukimin Financiar dhe Gjithpërfshirjen 2021-2025.

Në bashkëpunim me GIZ dhe Connect, Global Shapers Shkup Hub Shkup mbajti “Shkollën Verore për Edukim Financiar” ku të rinjtë fituan nivele bazë dhe të avancuara të edukimit financiar, që u realizuan nga profesionistë me përvojë në fusha të ndryshme.

Interesimi ishte jashtëzakonisht i madh! Gjatë dy javësh u mbajtën trajnime për edukimin financiar të nivelit bazë dhe të avancuar për 217 të rinj (129 për nivelin bazë/ 88 për nivelin e avancuar) pprej më shumë se 30 vendbanime të ndryshme në vend dhe jashtë tij. Dallimi thelbësor është se këto trajnime mbulonin tema që nuk mbulohen nga arsimi formal.

Veç kësaj, për të rinjtë nga SOS Fshati i Fëmijëve u mbajt një trajnim për bazat e edukimit financiar, ku në mënyrë aktive morën pjesë 20 të rinj. Ndoshta aty fshihen talentet e reja, të gjithëve duhet t’u jepet një shans i barabartë.

Po ata që nuk ishin në shkollë? Shejperët bënë “Udhëzues për edukimin financiar” për të rinj.

Është e rëndësishme që programet e arsimit formal të përfshijnë njohuri financiare. Efekti i kësaj iniciative reflektohet edhe në faktin se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon për përfshirjen e edukimit financiar si mësim fakultativ për shkolla të caktuara të mesme në vend.

Objektivat e synuara:

“Investimi në veten tuaj është të investoni në të ardhmen që do të vijë!”

[Ana Trajkovska], pjesëmarrëse në “Shkollën Verore për Edukim Financiar”

[Ana Trajkovska] nga Strumica është 22 vjeçare, sapo ka diplomuar, por është përballue me vështirësi në planifikimin e financave dhe ka pas nevojë të takohet me bashkëmoshatarë të saj, të cilët këtë e kanë bërë me sukses. Kështu që ajo u regjistrua në Shkollën Verore për Edukim Financiar.

“Shkolla Verore për Edukim Financiar më mundësoi të fitoja një nivel më të avancuar të edukimit financiar dhe të hyja në botën e financave. Gjatë kësaj u njoha me punëdhënës dhe profesionistë me përvojë dhe jam shumë i lumtur që i fitova këto aftësi në një kohë kur po i fitoj paratë e mia të para. Atë që e mësova dua t’ua përcjell miqve të mi që sinqerisht kanë nevojë të madhe për edukim financiar.

Si rezultat i kësaj lidhjeje me kompanitë profesionale, kompania Edulaktika nga Shkupi i ofroi asaj të punojë si praktikante.