Mama Organa

Prindërit e vetëm janë sipërmarrës të ardhshëm socialë dhe krijues të komuniteteve dhe qyteteve të qëndrueshme!

Të mos i harrojmë bashkëqytetarët tanë të cilët vuajnë nga uria dhe e kalojnë ditën me një vakt ose edhe më pak. Midis tyre ka fëmijë që vijnë nga familje të rrezikuar në  aspektin social, me një prind.

Në vitin 2021, GIZ dhe Connect mbështetën iniciativën qytetare të “Mama Organa”, e cila si ndërmarrje sociale filloi të punojë me nënat e vetme nga Komuna e Aerodromit. Kësaj i ka paraprirë harta sociale e realizuar nga Komuna, e cila si kategori të cenueshme i ka vendosur nënat e vetme, të cilat për shkak të mundësive të kufizuara kanë vështirësi të gjejnë punë apo të krijojnë ardhura të mjaftueshme për veten dhe familjet e tyre.

“Mama Organa” prodhon plehra organike dhe substrate që prodhohen nga mbetjet ushqimore, plehra të cilat më tej plasohen në treg. Mjetet nga shitja e kompostos dhe substrateve investohe për blerje të pajisjeve për kultivim në periudhën e dimrit, për të nxitur gratë të kultivojnë bimë dimërore: majdanoz, kopër, rigon dhe trumzë, të cilat më tej do të shiten si erëza. Grupi i grave gjeti mbështetje në”Mama Organa”dhe mësuan të prodhonin ushqimin e tyre në kopshtin urban. Mësuan shumë: nga mënyra e krijimit të fidanëve, nëpërmjet rritjes së bimëve në kompost, deri te shumimi i kaktuseve dekorative dhe lëngjeve që shiteshin.

Janë mbajtur edhe seminare për shitjet online, ndërsa efekti është 70 fidanë shtesë që janë gjithashtu pjesë e ofertës së produktit që shitet me sukses onlajn, në rrjetet sociale, si dhe në panaire dhe pazare.

Për këtë iniciative pati interes nga disa palë të interesuara:

Me mbështetjen e GIZ dhe Connect u botua edhe broshura “Kopshtaria Urbane”, ku e pasqyruam ambicien që një kopsht urban të mbijë në një vend tërheqës në kryeqytet dhe qytete të tjera.

Donatorë nga komuniteti i biznesit me mbështetje financiare e mundësuan blerjen e veglave të vogla të dorës, serra për mini kopshte të mbuluar, dërrasa për shtretër të ngritur për rasad. 

Anëtarësimi i “Mama Organa” në “Odën e Artizanëve” siguroi praninë ne një pazar të Vitit të Ri ku gratë shisnin produktet e tyre, gjë që u solli atyre të ardhura shtesë, por edhe mjete për një atmosferë dinjitoze dhe plot gëzim të Vitit të Ri në zemrat e tyre.

Sipërmarrësia nënkupton edhe reagim të shpejtë. “Pasi pazari i Vitit të Ri shkoi shumë mirë, le të bëjmë komplete të Vitit të Ri për bizneset” – lindi një ide e re. Dhuratat unike të Krishtlindjeve u shitën në një rrjet partner organizatash dhe kompanish, si një mënyrë tjetër plotësuese për t’u forcuar kapacitetet sipërmarrëse, me mbështetje nga komuniteti i biznesit.

“Mama Organa” vazhdon përpjekjet e saj vizionare për të krijuar komunitete dhe sipërmarrje sociale të vetëqëndrueshme. Në bashkëpunim me këshilltarët e “Qyteti Gjlbër Human”, ata dorëzuar një amendament në buxhetin e vitit 2022, për vendosjen e dhjetë kompostatorëve më të vegjël në të gjitha komunat, për secilin të kujdeset nga një operator, kurse të mbushen me pjesëmarrjen e qytetarët. Komposti do të përdoret si për kopshtin ashtu edhe për qytetarët dhe do të përfshijë një proces të automatizuar.

Kopshtet urbane ofrojnë një zgjidhje praktike për problemet e urisë, menaxhimit të mbetjeve, ndotjes dhe ndryshimeve klimatike. I forcojnë gratë ekonomikisht dhe na mësojnë për konsumin e përgjegjshëm. Duhet të vazhdojmë t’i forcojmë partneritetet. Institucionet, veçanërisht pushteti vendor, mund të sigurojnë lokacione tashmë të braktisura, kurse bizneset do t’i mbështesin sipërmarrjet sociale për t’i kthyer këto vende në ushqyes për bashkëqytetarët që do të gjejnë në to një mundësi për të ardhura të dinjitetshme. Të gjithë ne në komunitetet urbane do të jemi më afër idesë për të krijuar vlera të reja nga mbetjet.

Objektivat e synuar: 

“Atmosfera në punëtorive më mbushi me energji pozitive dhe më frymëzoi të provoja gjëra të reja. Në të ardhmen, shpresoj të zotëroj teknikën përprodhimi i sapuneve natyrale”

[Roze Stojanovska] është prinde e vetme e tre fëmijëve, e cila fiton të ardhura minimale duke punuar si shitëse në një supermarket. Ajo ka një talent për punët e dorës dhe është ambicioze për të përmirësuar kushtet e jetesës së familjes së saj. Ajo është një nga femrat që merr pjesë aktive në këtë iniciativë, me dëshirën që të edukohet rreth kopshtarisë urbane, por edhe për të fituar aftësi sipërmarrëse.

Por [Rose] vazhdon dhe bën një hap edhe më tej përpara – e frymëzuar nga pjesëmarrja në punëtori, ajo ka një ide inovative dhe me iniciativën e saj ka krijuar një prototip sapuni natyral, të bërë nga mbetjet e sapunave.