BNJVL-ja është një organizatë jofitimprurëse dhe asociacion i vetëm nacional i cili përfaqëson të gjitha 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit, si një njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Është themeluar më 26 prill 1972. BNJVL-ja përfaqëson pozitat dhe interesat e njësive të vetëqeverisjes lokale para pushtetit qendror. BNJVL-ja zotohet me sukses për zgjidhje ligjore në interes të komunave, sidomos përmes iniciativës për formimin e Komisionit të vetëqeverisjes lokale në Kuvend. BNJVL-ja jep një kontribut të konsiderueshëm në procesin e decentralizimit dhe kështu kontribuon në mënyrë aktive në procesin e anëtarësimit në BE. Përmes sigurimit të ndërtimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të komunave për sferat që janë nën kompetencën e tyre, BNJVL-ja mbështet zhvillimin e demokracisë lokale në vend.
Agjenda 2030 dhe parimi “Askush të mos anashkalohet”
BNJVL-ja ka përvojë në promovimin e Agjendës dhe parimit “Askush të mos anashkalohet” para autoriteteve lokale. Plotësisht, BNJVL-ja siguroi një mbështetje profesionale për komunat në zbatimin e metodologjisë për hartëzim social me qëllim që të mblidhen të dhëna të ndara, të hulumtohet anashkalimi i grupeve të rrezikuara dhe të përmirësohen politikat për përfshirje sociale, të bazuara mbi prova. Rekomandimet kryesore të hartëzimit social dhe parimi “Askush të mos anashkalohet” tani janë të integruara në programet komunale, sikurse edhe në strategjitë komunale për zhvillim të mbrojtjes sociale.
Nëse ndonjë komunë është e interesuar të informohet më shumë lidhur me Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030, duke përdorur metodologjinë e hartëzimit social dhe duke integruar parimin “Askush të mos anashkalohet” në politikat lokale. Ju lutemi kontaktoni Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL në contact@zels.org.mk

