6

Ujë i pastër dhe kushte sanitare

Le të mundësojmë ujë të pijshëm të pastër dhe kushte sanitare më të mira për të gjithë!

Një nga resurset kryesore për jetë, por i paarritshëm për më shumë se 40% të popullsisë së botës!

Rruga drejt objektivit nënkupton angazhim të vazhdueshëm për të pas në dispozicion ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt, me investime në infrastrukturë dhe trajnimin e stafit për zbatimin e rregulloreve të reja. Njëkohësisht, nevojitet mbrojtje gjithëpërfshirëse e pyjeve, maleve, kënetave dhe lumenjve, si dhe garantimi i shpenzimit sa më racional të ujit të pijshëm.

6.1.

Deri në vitin 2030, të arrihet akses universal dhe i barabartë në ujë të pijshëm të sigurt dhe që do jetë në dispozicion për të gjithë.

6.2.

Deri në vitin 2030, të sigurohet akses në kushte adekuate dhe të barabarta higjienike dhe sanitare për të gjithë dhe t'i jepet fund defekimit në natyrë, me referencë të veçantë për nevojat e grave, vajzave dhe personave të cenueshëm.

6.3.

Deri në vitin 2030, të përmirësohet cilësia e ujit duke e reduktuar ndotjen, duke e parandaluar depozitimin e paligjshëm të mbetjeve dhe duke e minimizuar derdhjen e kimikateve dhe materialeve të rrezikshme, duke e përgjysmuar pjesën e ujërave të zeza të patrajtuara dhe duke e rritur ndjeshëm riciklimin dhe ripërdorimin e sigurt në nivel global.

6.4.

Deri në vitin 2030, të rritet ndjeshëm efikasiteti i përdorimit të ujit në të gjithë sektorët dhe të sigurohet kapaciteti i qëndrueshëm i kapjes dhe krijimit të rezervave të ujërave të ëmbla si përgjigje ndaj mungesës së ujit dhe për të zvogëluar ndjeshëm numrin e njerëzve që vuajnë nga mungesa e ujit.

6.5.

Deri në vitin 2030, të zbatohet menaxhimi i integruar i resurseve ujore në të gjitha nivelet, duke e përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar, sipas nevojave.

6.6.

Deri në vitin 2020, të mbrohen dhe rivendosen ekosistemet që janë të lidhura me ujin, duke përfshirë malet, pyjet, ligatinat, lumenjtë, trupat ujorë nëntokësorë dhe liqenet.

6.A.

Deri në vitin 2030, të zgjerohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve të vendeve në zhvillim, për aktivitetet dhe programet që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë dhe kushtet sanitare, duke përfshirë mbledhjen e ujit, shkripëzimin, efikasitetin e sistemeve të furnizimit me ujë, trajtimin e ujërave të zeza, riciklimin dhe teknologjive për ripërdorim.

6.B.

Të mbështetet dhe forcohet pjesëmarrjen e komuniteteve lokale në përmirësimin e menaxhimit të kushteve ujore dhe sanitare.