15

Jeta në tokë

Të ruajmë biodiversitetin, të përdorim pyjet në mënyrë të qëndrueshme!

Ato janë shtëpia e kafshëve dhe bimëve nga më të ndryshmet, janë një lidhje e rëndësishme e ekosistemeve të planetit, janë e ardhmja jonë.

Ka aq shumë për të bërë që pyjet dhe ekosistemet malore t’i rikthejmë në gjendjen e tyre origjinale, për të parandaluar shkretërimin dhe degradimin e tokës dhe për të parandaluar humbjen e biodiversitetit.

Jemi në rrugën e mbarë, ndërgjegjësimi i qytetarëve po rritet gjithnjë e më shumë për rëndësinë e madhe të përdorimit të qëndrueshëm dhe të planifikuar të pyjeve, ligatinave dhe terreneve të thata.

15.1.

Deri në vitin 2020, të garantohet mbrojtja, riparimi dhe përdorimi i qëndrueshëm të ekosistemeve të ujërave të ëmbla tokësore dhe kontinentale dhe shërbimeve të tyre, veçanërisht të pyjeve, ligatinave, maleve dhe zonave të thata, në përputhje me detyrimet e marrëveshjeve ndërkombëtare.

15.2.

Deri në vitin 2020, të promovohet menaxhimi i qëndrueshëm në të gjitha llojet e pyjeve, të ndërpritet shpyllëzimi, pyjet e degraduara të kthehen në gjendjen e mëparshme dhe të rritet ndjeshëm ripërtrirja e pyjeve të degraduara dhe ripyllëzimi në nivel global.

15.3.

Deri në vitin 2030, të vazhdojë lufta kundër shkretëtirimit, tokat dhe dheu i degraduar të kthehet në gjendjen e mëparshme, duke përfshirë tokat e prekura nga shkretëtirimi, thatësirat dhe përmbytjet, si dhe të bëhen përpjekje që të krijohet një botë pa aktivitete me të cilat degradohet toka.

15.4.

Deri në vitin 2030, të sigurohet mbrojtja e ekosistemeve malore, duke përfshirë diversitetin e tyre biologjik, në mënyrë që të përmirësohet kapaciteti i tyre për të siguruar përfitime me rëndësi thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm.

15.5.

Të ndërmerren masa urgjente dhe domethënëse për të reduktuar degradimin e habitateve natyrore, për të ndaluar humbjen e diversitetit biologjik dhe deri në vitin 2020 për të mbrojtur speciet e rrezikuara dhe për të parandaluar zhdukjen e tyre.

15.6.

Të promovohet shpërndarja e drejtë dhe e barabartë e përfitimeve që rrjedhin nga përdorimi i resurseve gjenetike dhe të promovohet aksesi përkatës në ato resurse, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

15.7.

Të merren masa urgjente për t'i dhënë fund gjuetisë dhe tregtisë së llojeve të mbrojtura të florës dhe faunës dhe për të zgjidhur problemet që lidhen me kërkesën dhe ofertën e produkteve të paligjshme nga flora dhe fauna e egër

15.8.

Deri në vitin 2020, të fillojë aplikimi i masave për parandalim dhe kontroll të futjes dhe reduktim të ndjeshëm të ndikimit të specieve invazive (agresive) në ekosistemet tokësore dhe ujore dhe kontrollin ose zhdukjen e specieve prioritare.

15.9.

Deri në vitin 2020, të integrohen vlerat e ekosistemeve dhe diversitetit biologjik në planet kombëtare dhe lokale, proceset e zhvillimit, strategjitë dhe aktivitetet për uljen e varfërisë.

15.А.

Të mobilizohen dhe rriten ndjeshëm resurset financiare nga të gjitha resurset për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve dhe diversitetit biologjik.

15.B.

Të mobilizohen fonde të konsiderueshme nga të gjitha resurset dhe në të gjitha nivelet për të financuar menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe për të ofruar stimulime të përshtatshme për të promovuar menaxhim të tillë në vendet në zhvillim, duke përfshirë mbrojtjen dhe rçpërtrirjen e pyjeve.

15.C.

Të përmirësohet mbështetja globale për përpjekjet për të luftuar kundër gjuetisë së paligjshme dhe tregtinë me specie të mbrojtura, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të komuniteteve lokale për të përdorur resurse të qëndrueshme të të ardhurave.