Partneritete

Rëndësia e bashkëpunimit dhe partneritetit në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nënkupton përgjegjësi dhe solidaritet të ndërsjellë, shkëmbim të vazhdueshëm dhe ekspertizë për të siguruar realizimin e plotë të objektivave, të cilat janë një udhërrëfyes për një botë më të mirë për të gjithë.

Bashkëpunimi ndërsektorial e inkurajon dhe e promovon efikasitetin publik, publik-privat dhe partneritete me sektorin civil, që bazohet në përvojat dhe strategjitë e partneritetit për sigurimin e resurseve.

Qeveria, institucionet dhe vetëqeverisjet lokale kanë një rol të rëndësishëm dhe udhëheqës në krijimin e politikave dhe ligjeve që bazohen në gjetjet dhe rekomandimet për nevojat e grupeve dhe kategorive të veçanta të cenueshme, por realizimi i Agjendës 2030 varet nga secili prej nesh, nga kontributi i secilit aktor, duke filluar nga secili prej nesh si qytetarë, e më tej në një rrjet të tërë aktorësh.

Iniciativat e deritanishme të realizuara me platformën kontribuan në përfshirjen e aktorëve të ndryshëm, nga sektorë të ndryshëm. Iniciativat treguan se fuqia e veprimit të përbashkët dhe krijimi i partneriteteve i mundëson komunitetit të arrijë objektiva dhe hapa konkrete nga Agjenda 2030, duke përdorur resurset e veta.

Sektori civil, përkatësisht iniciativat civil edhe përfshirja e tyre është veçanërisht e rëndësishme për identifikimin e sfidave, mbledhjen e të dhënave për situatën në terren dhe monitorimin e arritjeve, veçanërisht kategoritë më të cenueshme, nëpërmjet përfaqësimit dhe sigurimit të shërbimeve. Organizatat civile punojnë për të përmirësuar mjedisin në të cilin veprojnë, në të cilin respektohen dhe sigurohen liritë e tyre, për të luftuar për stabilitet dhe qëndrueshmëri financiare, dialog dhe partneritet me aktorë të ndryshëm që kontribuojnë në realizimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. Komuniteti akademik është një pjesë e sektorit civil që mund të kontribuojë me resurset e veta në mbështetje të iniciativave. Shembull i suksesshëm bashkëpunimi është projekti “Tezga jonë” i “Koalicionit Rural” në të cilin institucioni akademik FINKI u përfshi me mbështetje nëpërmjet zhvillimit të platformës së internetit.

Çelësi i bashkëpunimit ndërsektorial është përfshirja e komunitetit të biznesit, i përfaqësuar nga individë dhe kompani nga sektori privat. Veprimi i komunitetit të biznesit është me rëndësi të madhe për shkak të ndikimit që ata e kanë në zhvillimin ekonomik, mjedisin jetësor, fuqinë punëtore, energjinë dhe standardin e jetesës. Duke marrë pjesë aktive në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, kompanitë bëhen qytetarë korporativë aktivë dhe të përgjegjshëm që sjell përfitime për shoqërinë, e në të njëjtën kohë duke u zhvilluar mbi parimet e biznesit të qëndrueshëm, ESG, etj.

Komunat dhe këshillat komunale kanë rol të rëndësishëm në lokalizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Nëpërmjet partneriteteve dhe zbatimit të iniciativave së bashku me sektorin civil dhe të biznesit privat, komunat nëpërmjet rekomandimeve dhe masave të nxjerra nga harta sociale, i krijojnë ose i plotësojnë planet e veprimit social, të cilat arrijnë objektiva specifike sipas kategorive të cenueshme. Shembull pozitiv i një komune që ka bërë një hap përpara nga komunat e tjera është Manastiri, i cili rekomandimet dhe masat i ka përfshirë në Planin Social 2021-2024, si plan afatgjatë për përballjen dhe realizimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që i synojnë personat me aftësi të kufizuara.

Kjo platformë është konfirmim se bashkëpunimi i mirë ndërsektorial sjell zgjidhje për problemet. Frymëzohuni nga shembujt që i dhamë dhe mendoni se çfarë ndryshimesh dëshironi të arrini dhe cilët do të ishin partnerët më të mirë për ju.